Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Informacione konsullore /Informacion mbi lejen e qendrimit /

Informacion mbi lejen e qendrimit

Te huajt qe deshirojne te jetojne ne Republiken e Sllovenise per nje periudhe me te gjate se sa lejohet ne baze te nje vize, apo qe deshirojne te hyjne dhe banojne ne Republiken e Sllovenise per arsye te tjera nga ato te jete e mundur ne baze te nje vize, duhet te kete nje leje qendrimi. Nje leje qendrimi, perben nje leje per te hyre ne Republiken e Sllovenise dhe per te qendruar per nje kohe te caktuar dhe per nje qellim te veçante, ose per te qendruar per nje kohe te pacaktuar. Kushtet per leshimin e lejes percaktohen nga Akti per te huajte. Leja e pare e qendrimit ne Republiken e Sllovenise leshohet si nje leje qendrimi te perkohshme; te huajt duhet te pajisen leje qendrimi para se te hyjne ne Slloveni.

Ambasada e Republikes se Sllovenise ne Tirane eshte e angazhuar vetem ne procesin e leshimit te lejes se pare e qendrimit te perkohshem.

Kerkesa per lejen e qendrimit te perkohshem mund te dorezohet ne sektorin konsullor te Ambasades se Republikes se Sllovenise ne Tirane, gjate orarit zyrtar.

Tarifa konsullore eshte 94,00 € e cila paguhet ne kohen e aplikimit ne sektorin konsullor. Çdo pagese shtese nuk eshte e lejuar.

Formularet per aplikim jane falas dhe mund te merren ne Ambasaden e Republikes se Sllovenise ne Tirane ose ne kete site.

Zgjatja e lejes se qendrimit te perkohshem mund te behet nga njesia perkatese vendore administrative ne Slloveni.

Leja e qendrimit te perkohshem mund te leshohet nen arsyet e meposhtme:

  • punesim ose pune (neni 32.);
  • kerkimore;
  • studime (neni 33);
  • per pune sezonale (neni 34);
  • punen e perditshme te emigranteve;
  • bashkim familjar (neni 36);
  • afatgjate per banoreve te shteteve anetare te BE, anetare te familjeve te tyre dhe te huajt me origjine sllovene;
  • femijet e te huajve te lindur ne Republiken e Sllovenise;
  • viktimat e trafikimit dhe;
  • arsye te tjera (neni 40).


Leja e pare e qendrimit, e cila eshte gjithmone e perkohshme, duhet te sigurohet perpara hyrjes ne Slloveni.

 

Kerkesa e aplikimit

Gjate aplikimit per lejen e qendrimit, aplikanti duhet te paraqese te gjitha dokumentet e nevojshme per te zyrtarin kompetent te Ambasades. Nese kerkesa nuk eshte e shoqeruar me te gjitha dokumentet e nevojshme, aplikimi nuk do te pranohen. Ne kete rast, ambasada njofton aplikantet per mos pranimin e kerkeses, dhe jep arsyet per mospranimin. (Njoftim per mospranimin e kerkeses per leje qendrimi). Njoftimi do te leshohet ne dy kopje, nje kopje per aplikuesin, nje kopje mbetet  ne Ambasade. Aplikanti mund te aplikoj serish pasi te jete pajisur me te gjitha dokumente e nevojshme. Pasi gjithe dokumentacioni eshte plotesuar, Ambasada e percjell ate njesise administrative kompetente ne Republiken e Sllovenise

Dokumentat e huaja (p.sh. certifikata martese, certifikata e lindjes, certifikata e hetimit, etj) te cilat jane pjese e domosdoshme e dokumentacionit, duhet te verifikohen dhe te perkthyera ne gjuhen sllovene dhe nuk duhet te jete me te vjetera se gjashte muaj.

Pas marrjes se lejes se qendrimit dhe pas hyrjes ne Republiken e Sllovenise, i huaji eshte i detyruar te raportoje prezencen e tij ne Slloveni brenda tri ditesh ne zyren e policise lokale.