Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Informacione konsullore /Informacion Visa /

Informacion Visa

Informacion mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe kushteve të përgjithshme për hyrje në Republikën e Sllovenisë

Liberalizimi i vizave aplikohet vetem shtetasve Shqiptar te paisur me pasaport biometrike te vlefshme.

Shtetasve Shqiptar ju nevojitet pasaport biometrike kur kalojne kufirin gjithashtu duhet te plotesojne edhe disa kushte te pergjithshme per te hyre ne hapsiren Schengen, te cilat jane:

  • Duhet te tregohet motivi i vertet dhe kushtet e vizites si edhe destinacioni (harja pa viza lejohet vetem per qellime turizmi, private ose takime biznesi, jo per pune apo qellime te tjera)
  • Nevojiten mjete te mjaftueshme financiare jetese ne lidhje me qendrimin, tranzitin dhe kthimin ne shtetin e tyre te banimit (sasia monetare e nevojshme varion sipas shteteve, ne Slloveni shuma e mjaftueshme per jetesen eshte 70 €/dite)
  • Ne Sistemin e Informacionit Schengen (SIS) nuk rezulton qe t'ju jete ndaluar hyrja ne hapsiren Schengen
  • Duhet te tregohet qe perpara dates se parashikuar per hyrjen ne hapsiren Schengen nuk kane qendruan me shume se 3 (tre) muaj brenda 6 (gjashte) muajsh
  • Nuk paraqet rrezik per rendin publik, sigurine e brendshme, shendetin publik ose mardheniet nderkombetare te Shteteve Antare

Nese shtetasit Shqiptar nuk plotesojne kushtet e mesiperme, hyrja ne shtetet Schengen do t'ju refuzohet. Refuzimi nuk nenkupton qe eshte i perhershem, por eshte i vlefshem deri ne momentin qe shtetasit Shqiptar plotesojne te gjitha kriteret e specifikuara. Shtetasit Shqiptar te cilet i plotesojne te gjitha kushtet e hyrjes, mund te qendrojne ne Republiken e Sllovenise ose ne hapsiren Schengen per nje periudh maksimale pre 3 muajsh brenda 6 muajsh duke filluar nga data e hyrjes se pare. Nese kontrolli kufitar ne piken e daljes percakton se periudha maksimale e 3 muajve ne 6 muaj eshte tejkaluar, do te penalizoheni me gjobe.

Vecanerisht duhet theksuar qe shtetasit Shqiptar qe kane ne plan nje qendrim afatgjate ne shtetet e zones Schengen (per pune, punesim, studim) duhet te paisen me leje qendrimi perpara hyrjes se pare ne zonen Schengen.