Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
24.11.2020  

Ambasadori Peter Japelj mbështet organizimin e një ankandi bamirësie për krijimet artistike të fëmijëve pas tërmetit të vitit 2019, në Shqipëri

Pothuajse një vit pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve - CRCA organizoi një ekspozitë në dt. 24 Nëntor, e cila u shoqërua me një ankand bamirësie të veprave artistike që fëmijët krijuan pas tërmetit.

Ekspozita e krijimeve artistike të fëmijëve te Reja

Më shumë se 180 vizatime, mesazhe zanore dhe poezi me përshtypje dhe shprehje të frikës dhe shpresës u krijuan nga fëmijët në kampet ku ata ishin vendosur përkohësisht. Të gjitha këto punime u dërguan në CRCA.

Ankandi

Sipas drejtorit të përgjithshëm të CRCA-së, Altin Hazizaj, fëmijëve u është premtuar kjo ekspozitë që vitin e kaluar, por ajo u shty, për shkak të koronavirusit.

Ambasadori Peter Japelj në një deklaratë për media

Ekspozita titullohej Përtej Rrënojave. Ambasada mbështeti organizimin e këtij aktiviteti. Falënderime të veçanta shkojnë për ofertuesit dhe mbështetësit nga Shqipëria, Sllovenia, Kosova, Franca, Zvicra dhe UNDP!

Bashkëshortja e ambasadorit Renata Japelj Marmulaku me Ambasadoren e Re Evropiane në Ballkanin Perëndimor Daniela Kortoci

Pas ankandit, Ambasadori Peter Japelj mbajti një fjalë përpara të pranishmëve, i falënderoi ata për bashkëpunimin dhe donacionet, si dhe u shprehu fëmijëve dëshira optimiste. Organizatorët ishin jashtëzakonisht të kënaqur me fondet e mbledhura. Të gjitha këto do të përdoren për të blerë tableta për fëmijët, në mënyrë që ata të mund të ndjekin shkollën në internet.

Ambasadori Peter Japelj dhe bashkëshortja Renata Japelj Marmulaku me disa fëmijë

Për shkak të kufizimeve të Covid-19 për aktivitetet publike dhe tubimet e njerëzve në Shqipëri, ngjarja u zhvillua në mjedise të hapura, në instalimin artistik Reja, në qendër të qytetit. Vizitorët mbajtën maska (u lejohej t'i hiqnin vetëm për foto) dhe qëndruan në grupe më të vogla sesa 10 persona.

Drejtori i Përgjithshëm i CRCA-së, Altin Hazizaj, me një nga fëmijët pjesëmarrës