Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
28.09.2020  

NJOFTIM:

Shqipëria grupohet në listën e kuqe në Slloveni, por, duke filluar nga dt. 28 shtator, udhëtarët mund të paraqesin një test negativ të kovidit (jo më i vjetër se 48 orë dhe i kryer në një Shtet Anëtar të BE-së, në një vend të Zonës Shengen, ose Slloveni) dhe nuk do të kenë nevojë për karantinë.

Një udhëtar që hyn në Slloveni, i cili ka vendbanimin në një vend që është në listën e kuqe ose portokalli, ose që mbërin nga një vend i tillë, do të kërkohet të karantinohet për një periudhë dhjetë ditore, për shkak të infeksionit të mundshëm SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, udhëtarëve nuk do t'iu kërkohet nga karantina nëse, në kufi, ata paraqesin një test negativ SARS-CoV-2 (COVID-19), i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë dhe që të jetë kryer në një shtet tjetër anëtar të BE-së, një vend i Zonës Shengen, ose Slloveni, nga një organizatë, ose tregtar i vetëm që është njohur si i përshtatshëm dhe i besueshëm nga Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar i Shëndetit, Mjedisit dhe Ushqimit dhe është renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit, Mjedisit dhe Ushqimi.

Më shumë informacion mund te gjeni: www.gov.si/en/news/2020-09-26-from-28-september-those-who-present-a-negative-test-upon-entry-into-slovenia-will-not-need-to-quarantine/