Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
12.09.2020  

Trajnimi i parë i përbashkët për mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova për të drejtat e fëmijëve

Ambasadori i Sllovenisë në Tiranë, z. Peter Japelj, përshëndeti pjesëmarrësit e trajnimit "Të Drejtat Tona", një trajnim i përbashkët Slloven - Shqiptar - Kosovar i trajnerëve mbi të drejtat e fëmijëve, që u zhvillua sot në qytetin e Durrësit.

Trajnimi u iniciua dhe u mbështet nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Tiranë dhe u organizua nga Instituti për Promovimin e Edukimit - IPEDU dhe CRCA / ECPAT Shqipëri.

˝Lënda që mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku është një çështje e rëndësishme për të ardhmen e të dy vendeve˝, theksoi Ambasadori Japelj.

Ambasadori Japelj gjithashtu shtoi : ˝sfida është të përgatisim fëmijët për jetën e tyre të ardhshme, në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe njohja e të drejtave të tyre është një bazë e mirë që ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre edhe kur të rriten. Jam i sigurt që të gjithë shpresojmë dhe presim që ky projekt t'i ndihmojë fëmijët pjesëmarrës që të bëhen persona të përgjegjshëm, duke mbështetur dialogun, bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen˝.

Iniciatorja e projektit "Të Drejtat Tona", Ambasadorja Sllovene Blanka Jamnišek dhe ekspertja me famë ndërkombëtare, Dr. Anica Mikuš Kos, morën pjesë në këtë trajnim virtualisht nga Sllovenia.

Në trajnim ishin të pranishëm edhe Zëvendësambasadori i Kosovës në Tiranë dhe përfaqësues nga zyra e PNUD-it në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin përfaqësues të institucioneve qeveritare shqiptare dhe kosovare.

Qëllimi i aktiviteti ishte është trajnimi i mësuesve, të cilët do të ndihmojnë më tej mësuesit e tjerë për të edukuar fëmijët për të drejtat e tyre.

Materiali i specializuar dhe inovativ i përdorur për procesin arsimor u përgatit nga Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme.