Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
18.03.2020  

COVID-19 - Masat e marra nga Republika ë Sllovenisë

 

Qeveria miratoi Urdhrin për ndalimin e përkohshëm të shitjes së mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët në Republikën e Sllovenisë.

Bazuar në Ligjin e Sëmundjeve të Transmetueshme, Qeveria e Republikës së Sllovenisë lëshoi një urdhëresë me të cilën ndalon përkohësisht ofrimin e shërbimeve dhe shitjen e mallrave direkt te konsumatorët, në Republikën e Sllovenisë, me përjashtime të caktuara, në mënyrë që të frenojë dhe menaxhojë epideminë e virusit COVID- 19. Urdhëresa hyn në fuqi më 16 Mars 2020 në orën 00.00.

Ky akt ligjor do të ndalojë përkohësisht ofrimin dhe shitjen e mallrave dhe të shërbimeve direkt për konsumatorët në territorin e Republikës së Sllovenisë. Këtu përfshihen shërbimet e akomodimit, hotelerisë, Wellness, sporte dhe rekreacion, kinematografia,  aktivitete kulturore, parukeri, kozmetikë dhe shërbime pedikyrësh, duke përfshirë lojrat dhe aktivitete të tjera të ngjashme.

Ndalimi i përkohshëm përjashton ofrimin dhe shitjen në distancë të mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët, si dhe aktivitetet e mëposhtme:
- dyqane ushqimore, përfshirë shitjen e produkteve bujqësore në ferma;
- farmaci;
- dyqane me pajisje mjekësore dhe ortopedike;
- programin e kopshtarisë dhe bujqësisë në dyqane;
- dyqane fermash;
- pikat e karburantit;
- bankat;
- zyrat postare;
- shërbimet postare;
- kioskat për shitjen e duhanit dhe kioskat për shitjen e gazetave dhe të revistave, dhe
- shërbime të tjera urgjente që garantojnë sigurinë dhe shëndetin publik.

Ndalimi i përkohshëm gjithashtu përjashton të gjitha mënyrat e ofrimit dhe shitjes së mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët, të cilat ose do të referohen në urdhëresa të tjera si përjashtime, të cilat tashmë janë miratuar ose do të miratohen nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, për të mbajtur nën kontroll dhe për të menaxhuar epideminë e COVID-19.

Brenda 24 orëve nga hyrja në fuqi e urdhëresës përkatëse të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të nxjerrë rekomandime në lidhje me numrin e konsumatorëve që mund të jenë të pranishëm njëkohësisht në mjediset e biznesit, bazuar në  metra katrorë.

Ndalimet e parashikuara në rregulloren e miratuar do të zbatohen deri në një moment të arsyeshëm, që do të përcaktohet dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë me anë të një vendimi të botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Sllovenisë.

Qeveria nxori Urdhrin për shpërndarjen e mjekëve pa licenca

Në korrespondencën gjatë seancës së sotme, Qeveria e Republikës së Sllovenisë nxori Urdhrin për shpërndarjen e mjekëve pa licenca që do të botohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Sllovenisë. Urdhri hyn në fuqi më 15 Mars 2020, në orën 19.00.

Kjo urdhëresë përcakton mënyrën e përfshirjes së praktikantëve dhe praktikantëve specialistë (mjekë pa licencë) në zbatimin e masave për parandalimin, menaxhimin dhe eliminimin e pasojave të epidemisë infektive COVID-19.

Specializimi ndërpritet për të gjithë kursantët specializantë, përfshirë të gjitha detyrimet e të trajnuarve që rrjedhin nga specializimet e tyre (rotacioni, dhënia e provimeve speciale etj).
Gjatë periudhës së zbatimit të kësaj Urdhërese, do të ndërpriten të gjitha procedurat e pranimit për specializime të tjera.

Për nevojat e masave zbatuese, specialistë të trajnuar mund të thirren për të punuar nga punëdhënësit e tyre. Nëse praktikantët e specializuar nuk thirren për të punuar nga punëdhënësit e tyre, ata mund të thirren nga institucionet mjekësore, sipas rotacionit. Nëse praktikantët specialistë nuk thirren të punojnë nga punëdhënësit ose institucionet mjekësore të mësipërme, punëdhënësit e tyre do t'i shpërndajnë ata në postet ku janë më të nevojshëm, për shkak të masave zbatuese që rrjedhin nga neni 1 i kësaj Urdhërese.
Për nevojat e kësaj urdhërese, punëdhënësi është institucioni mjekësor me të cilin specializanti ka lidhur kontratën e punës.

Bazuar drejtpërdrejt në këtë urdhëresë, seksionet e detyrueshme dhe të përzgjedhura të praktikës, parashikuar në nenit 14 të Ligjit të Mjekëve, do të zgjaten për aq kohë sa masat e marra nga kjo urdhëresë do të jenë në fuqi. Të gjitha detyrimet e praktikantëve do të pezullohen për sa kohë masat e marra nga kjo urdhëresë do të jenë në fuqi, si edhe do të thirren në punë sipas nevojës.

Sipas paragrafit të mësipërm, praktikantët do të thirren për të punuar nga institucionet e autorizuara sipas nenit 22 të Ligjit të Mjekëve ku ata do të jenë duke kryer praktikën.

Mjekët që nuk janë licencuar ende do të punojnë në bazë të kësaj urdhërese dhe nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e mentorëve të tyre të drejtpërdrejtë të caktuar nga punëdhënësit e tyre, ose institucionet e autorizuara, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj urdhërese, ku ata janë duke punuar.

Të gjitha kontratat e punës së mjekëve pa licenca që janë të vlefshme me hyrjen në fuqi të kësaj urdhërese mbeten të zbatueshme për kohëzgjatjen e masave sipas kësaj urdhërese.

Kontratat e punës, parashikuar në paragrafin e mësipërm,  zbatohen në lidhje me pagesën e punës së mjekëve pa licenca dhe financimin e punës së tyre.

Kufizimet e parashikuara në këtë rregullore zbatohen deri në një vendim të dytë të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, që do të botohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Sllovenisë.

Qeveria revokoi vlefshmërinë e urdhërit për ndalimin e shitjes së pajisjeve mbrojtëse

Në seancën e sotme, Qeveria nxori urdhërin për anullimin e Urdhrit për ndalimin e shitjes së pajisjeve mbrojtëse, i cili hyri në fuqi ditën e premte, 13 mars 2020. Kjo urdhëresë hyn në fuqi në 15 Mars 2020 në orën 19:00, që do të thotë se shitja e pajisjeve mbrojtëse për koronavirusin e ri nuk është më e ndaluar.

Deklaratën për shtyp mund ta gjeni në faqen e qeverisë: https://www.gov.si/en/neës/2020-03-15-decisions-adopted-by-the-government-to-contain-covid-19-epidemic/

Informacion i përditësuar dhe udhëzime rreth infektimit me Covid-19 mund të gjendet në faqen kryesore të administratës shtetërore sllovene GOV.SI: https://www.gov.si/en/topics/coronavirus-disease-covid-19/