Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
15.11.2019  

Tadej Golob prezanton romanin e tij "Këmbët e derrit" në Panairin e Librit Tiranë 2019

Gjatë ditëve të Panirit të Librit në Tiranë, shkrimtari dhe alpinisti slloven, Tadej Golob, prezantoi romanin e tij ˝Këmbët e derrit˝.

Ky është libri i parë i Golobit i përkthyer në shqip dhe u botua nga Shtëpia Botuese Toena.

Publiku i pranishëm tregoi interes të madh për librin. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Amabssador Japelj.

Ambasada e Sllovenisë në Tiranë sponsorizoi pjesëmarrjen e Golob në Tiranë nga fondi i diplomacisë Kulturore, i mbështetur nga Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës.

Tadej Golob lindi në Maribor në vitin 1967 dhe u rrit në qytetin e vogël të veri-lindjes sllovene të Lenartit. Pas studimeve në degën e gazetarisë, ai punoi në revista të ndryshme, por në Slloveni njihet kryesisht si alpinist. Romani i tij i parë ˝Këmbët e derrit˝ fitoi cmimin Kresnik në vitin 2010. (liarsleague.com).