Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
14.11.2019  

Drago Jančar prezanton librin e tij ˝Atë natë e pashë˝ në Panairin e Librit në Tiranë

Në edicionin e 22-të të Panairit të Librit në Tiranë, një nga shkrimtarët më të njohur sllovenë, brenda dhe jashtë vendit, Drago Jančar prezantoi librin e tij ˝Atë natë e pashë˝.

Libri, i përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe, u botua nga Shtëpia Botuese Dituria.

Ambasadori Japelj mori pjesë në prezantimin e librit dhe përshëndeti autorin.

˝Atë natë e pashë˝, një histori dashurie në kohë lufte, është një roman që përshkruan disa vite nga jeta dhe zhdukjen misterioze të Veronika Zarnik, një gruaje të re borgjeze nga Ljubljana, e thithur në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori. Ne e ndjekim historinë e saj nga perspektiva e pesë personazheve të ndryshëm, të cilët gjithashtu flasin për veten e tyre, si dhe për kohërat e trazuara Sllovene para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore; kohë që gëlltiteshin, si një Moloch, jo vetëm njerëzit e besimeve të ndryshme të përfshira në ngjarje historike, por edhe ata që jetuan në kufijtë e ngjarjeve të trazuara, të cilat as nuk i kuptonin plotësisht - ata vetëm donin të jetonin. Por "vetëm" për të jetuar ishte një iluzion: ishte një kohë kur, edhe nën strehën në dukje të sigurt dhe idilike të një shtëpie në Slloveni, ishte e pamundur të shmangej dhuna. ituar i dhunës.

Drago Jančar ka fituar çmimin e parë për librin e huaj (Prix du meilleur livre etranger) dhe çmimin ˝Kresnik˝ për veprën ˝Atë natë e pashë˝. Shpesh përshkruar si "sizmologu i një historie kaotike", novelisti i njohur Slloven ka marrë një numër cmimesh të tjera, duke përfshirë Cmimin Evropian për Letërsinë (Prix Evropéen de Littérature). (Amazon.com)