Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
10.11.2019  

Ambasadori Japelj dhe familja e tij vizitojnë Bijat e Bamirësisë në Gramsh dhe ofrojnë ndihmën humanitare

Ambasadori Japelj dhe familja e tij vizituan misionin e Bijave të Bamirësisë të Urdhrit të Shën Vincent de Paul në Gramsh, të udhëhequr nga një Bijë Sllovene e Bamirësisë, Vida Gerkman. Pjesë e Misionit janë gjithashtu edhe katër motra nga Kosova që flasin rrjedhshëm gjuhën sllovene.

 

Qëllimi i vizitës ishte dorëzimi i ndihmave humanitare të mbledhura nga bashkëshortja e Ambasadorit, Renata Japelj Marmulaku. Ata dorëzuan disa kuti me lodra dhe rroba të mbledhura nga një kopsht slloven, të cilin e ndiqte vajza e Ambasadorit në Slloveni, si dhe nga shkolla që ajo po ndjek aktualisht.

Misioni ndihmon fëmijët dhe njerëzit në nevojë në bashkinë e Gramshit, një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë. Bijat e Bamirësisë drejtojnë një kopsht dhe një shkollë për 116 fëmijë dhe u sigurojnë atyre një vakt të ngrohtë çdo javë. Ato drejtojnë një ambulancë dhe kryejnë vizita në terren tek pacientë të ndryshëm.

Ambasadori Japelj informoi Bijat e Bamirësisë për projektet e bashkëpunimit dhe zhvillimit të implementuara nga Sllovenia në Shqipëri. Ata diskutuan gjithashtu për projektet e mundshme në fushën ku veprojnë Bijat e Bamirësisë, veçanërisht nga këndvështrimi i sipërmarrjes sociale.

Ambasada do të vazhdojë të mbledhë artikuj të tjerë për ndihmë dhe bamirësi.