Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
06.06.2019  

Ambasada Sllovene dhe GALERIAKALO përurojnë ekspozitën e fotografike ˝Karrike Bosh˝(Empty Chairs)

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, në bashkëpunim me GALERIAKALO, inauguroi më 6 qershor 2019, në Tiranë, ekspozitën fotografike të fotografit slloven, Igor Hrvatin, të titulluar "Karrike Bosh".

Hapja e ekspozitës shënoi një nga aktivitetet që Ambasada e Republikës së Sllovenisë organizon, në kuadër të Ditës Kombëtare të Sllovenisë, më 25 qershor.

Përfaqësuesit e institucioneve kulturore dhe artistike shqiptare, Trupit Diplomatik, si dhe miqtë e Ambasadës sllovene, pëfshirë edhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, që morën pjesë në ekspozitë, eksploruan elementet fondamentalë dhe teknikat bashkëkohore fotografike të Hrvatin.

Ekspozita është një shprehje e fuqishme e një vëzhgimi të ndjeshëm kronologjik të shoqërisë gjatë katër viteve të fundit, në të gjithë Shqipërinë. Vizitorët u tërhoqën nga ndjenja e zbrazëtisë të shprehur nga një udhëtim sentimental social, politik dhe psikologjik, duke filluar që nga Butrinti deri në Mumajes.

Në fjalën mbajtur gjatë ceremonisë së hapjesë së ekspozitës ˝Karrike Bosh˝, Ambasadorja Sllovene Lea Stančič përsëriti vullnetin e Sllovenisë për të forcuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Shqipërinë edhe në fushën e artit dhe bashkëpunimit kulturor.

Ekspozita "Karrike Bosh˝ do të qëndrojë e hapur në GALERIAKALO në Tiranë deri më 15 qershor 2019.