Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
20.05.2019  

Aktivitetet e Ditës Botërore të Bletëve 2019 në Lezhë

Ambasadorja Stančič mori pjesë sot në aktivitetet që u zhvilluan në kuadër të Ditës Botërore të Bletëve, nga Bashkia e Lezhë dhe Shoqata e Bletarëve të Shqipërisë.

Pjesë e aktiviteteve në komunën e Lezhës ishte edhe konferenca "Mbroni bletët, mbrojnë planetin" dhe Panairin e Mjaltit.

Ambasadorja Stančič përshëndeti të ftuarit në ceremoninë e hapjes dhe shkurtimisht theksoi rëndësinë e Ditës Botërore të Bletëve, si edhe u uroi suksese të pranishmëve.

Në konferencë mori pjesë Dr. Aleš Gregorc nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Shkencës Jetësore në Universitetit të Mariborit, Slloveni. Ai prezantoi bletarinë në Slloveni dhe në BE.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Dhimiter Kote, Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, si edhe përfaqësues të shoqatave të bletarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Koordinator kryesor i aktivitetit ishte Prenge Pepa nga Farmvet Lezha.