Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
03.12.2018  

Trajnerët e suksesshëm kthehen në Durrës për të hartuar projekte europiane dhe ndërkombëtare

Një kurs trajnimi, "Trajnimi i Trajnerëve - Nga Prezantues në Trajner të Suksesshëm" u zhvillua në Durrës, nga 3 deri më 6 dhjetor 2018, si pjesë e projektit të zhvillimit të Qendrës për Perspektivën Evropiane (CEP) "Mbështetje për NJQV-të Shqiptare për Përgatitjen e Projekteve të BE-së dhe projekte të tjera ndërkombëtare", me mbështetjen e Departamentit Slloven për Zhvillim e Bashkëpunim.

 Pas një sërë trajnimesh, kursi hërbeu për të transferuar shprehitë dhe njohuritë e fituara nga trajnimet e kryera në vitet e mëparshme. Trajnimi përfundoi me vlerësimin, sesionin e ardhshëm të planifikimit, si dhe fjalimin përmbyllës të Ambasadores së Republikës së Sllovenisë në Tiranë Lea Stančič, e cila u dorëzoi edhe certifikatat 20 pjesëmarrësve të suksesshëm.

Projekti "Përkrahje për NJQV-të Shqiptare në Përgatitjen e Projekteve të BE-së dhe të tjera ndërkombëtare" përqendrohet në transferimin e praktikave të mira nga Sllovenia në fushën e programimit strategjik në nivel kombëtar dhe zbatimin e projekteve në nivel lokal. Ajo bazohet në një numër seminaresh, përmes të cilave ekspertët sllovenë ofrojnë trajnime në menaxhimin e projekteve për përfaqësuesit e komunave shqiptare, agjencitë e zhvillimit rajonal dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme joqeveritare. Zbatimi i projektit është bërë në bashkëpunim me Qendrën Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BCCD).