Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
27.11.2018  

Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Dr. Miro Cerar zhvilloi më 27 nëntor 2018 një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati. Të dy ministrat përshëndetën bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në fushën politike, si dhe vunë në dukje që ka shumë mundësi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tashmë të mirë, veçanërisht në fushën ekonomike. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ata konfirmuan interesin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ministri Cerar siguroi ndërveprime të mëtejshme me Shqipërinë, në rrugën e saj drejt BE-së.

Ministri Cerar u prit gjithashtu edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Ai zhvilloi edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Ministrat e Jashtëm Cerar dhe Bushati ranë dakord se bashkëpunimi midis dy vendeve është gjithashtu shumë i mirë në fushën multilaterale, si në kuadrin e aleancës së NATO-s, ashtu edhe në nismat rajonale, apo në kontekstin e mbështetjes së ndërsjelltë për vendet kandidate. Shqipëria është një nga vendet e bashkëpunimit ekonomik slloven, të cilin Sllovenia e mbështet projekte që synojnë përparimin në zbatimin e përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve të Ministrave të Jashtëm u përqendrua te perspektiva evropiane të Shqipërisë. Cerar përshëndeti përparimin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e prioriteteve të saj kryesore.

Ministri Cerar konfirmoi se Sllovenia ka mbështetur vazhdimisht dhe në mënyrë aktive anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen. Ai ndau bindjen se Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën e saj evropiane në vitet e fundit dhe se pret që negociatat e pranimit të fillojnë në qershor 2019. Ministri theksoi se megjithëse vendimi për fillimin e negociatave nuk u mor në qershorin e këtij viti , kjo nuk duhet parë si demotivuese, por, përkundrazi, si një motivim shtesë për punën e mëtejshme të vështirë për reformat dhe zbatimin e tyre. Ministri Cerar ofroi ndihmë të mëtejshme nga Sllovenia.

Ministri Bushati e informoi atë mbi progresin e bërë për zbatimin e reformave, si dhe e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Sllovenisë. Ministrat Cerar dhe Bushati folën për gjendjen aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Cerar mbështeti vazhdimin e pjesëmarrjes së ITF-së në Shqipëri dhe konfirmoi mbështetjen e Republikës së Sllovenisë për Presidencën Shqiptare në vitin 2020.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Cerar dhe Bushati përshëndetën Forumin e Biznesit, ku morën pjesë 24 kompani sllovene dhe 28 shqiptare. Forumi i biznesit tregoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në bujqësi, prodhim ushqimor, pjesëmarrje në projekte mjedisore, infrastrukturë dhe turizëm.